Tragjedi në Greqi, 7 viktima dhe 8 të plagosur pas përmbysjes së automjetit

- Advertisement -

Një aksident tragjik automobilistik  me shtatë të vdekur ka ndodhur në orët e para të së premtes në Egnatia Odos. Shtatë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur në aksidentin rrugor që ndodhi në orën 12:20 pas mesnate me një makinë që transportonte emigrantë. Aksidenti me shumë fatalitet ka ndodhur kur mjeti është përplasur ashpër me një pikë pengese anësore në Egnatia Odos. Në vendngjarje ka shkuar njësia e zjarrfikësve për të liruar pasagjerët. Të plagosurit janë marrë nga stacionet e EKAB-it dhe janë dërguar në spitalet e zonës.Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i të vdekurve, ndërsa policia vlerëson se bëhet fjalë për një transferim të paligjshëm të emigrantëve në brendësi të vendit. Në raportin e XanthiNews.gr   thuhet më konkretisht se makina drejtohej nga një moldav, i cili me shpejtësi të tepruar, tentoi të dilte nga Egnatia në rrugën anësore dhe ra.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...