Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

- Advertisement -

Nga Shpresa Dine

Thomai ka qënë dhe mbetet një nga ikonat e Estaradës Profesioniste të Sarandës,(Fituese e çmimit “Naim Frashëri” i Klasi të II-të) pasi për 20 vite( 1968 – 1988) ai drejtoi orkestrën në rolin e dirigjentit të saj, dhe jo vetëm.

Ai krijoi dhe mjaftë këngë të bukura që u kënduan jo vetëm në estradë, por edhe në skenat kombëtare, siç ishin fastivalet kombëtare të këngës, festivalet lokale e kombëtare të këngës për fëmijë, anketat muzikore, etj. Si kompozitor ai ka shkruar dhe në gjini muzikore më të mëdha, sikure kanë qënë komeditë muzikore “ Dritë plot diell”( 1970) dhe “ Flokë dëbore në prill” (1983).Në vitin 1992 së bashku me familjen Thomai emigroi në shtetin Grek për një jetë më të mirë. Edhe atje ai e gjeti veten duke punuar për 20 vite si instrumentist dhe këngëtar në disa bare të Athinës.

Për punën dhe kontributin e tij muzikor Presidiumi i Kuvëndit Popullor e ka vlerësuar Thoma Gjonin me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”, kurse Bashkia e Sarandës e ka nderuar me titullin ”Qytetar Nderi i Sarandës”. Thoma Gjoni është aktivizuar dhe si futbollist tek ekipi i “Butrintit” të Sarandës.

Krejt rastësisht e takuam Thomanë me bashkëshorten në bulevardin “Hasan Tahsini” dhe kujtesa dhe përfytyrimi sollën në memorien tonë atë punë të madhe titanike që bëhej atëherë në estradën e Sarandës, ato këngët e bukura, të krijuara prej tij, si: “Vjen dashuria bashkë me rininë”, “Rritesh mes dashurisë”, “Pushime të gëzuara”, “Motivi ynë Kënga” apo kënga që do ta ndiqni tani me tekst të Enver Isufit, kënduar nga Liljana Konkakçi “ Hidhe hapin vogëlush”. Shikim të këndshëm.
Sarandalife.al i uron Thoma Gjonit shëndet dhe jetë sa më të gjatë, të lumtur e natyrisht edhe produktive në fushën e krijimit muzikor, fushë e cila ka qenë dhe mbetet jeta e artisit sarandiot.

Nga Shpresa Dine

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...

Skulptori Odise Papa, krijuesi i jetës së pandjeshme, mjeshtër i gdhendjes artistikisht të mermerit….(Video)

Nga Shpresa Dine Odisea Papa, është skulptori sarandiot, që njihet...