Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

- Advertisement -

Nga Shpresa Dine

SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë mbledhur sot para bashkisë për të protestuar. Shqetësimi i tyre është mosfunksionimi prej disa muajsh i thertores së Sarandës. Në të njejtin mendim ishin të gjithë shitësit e ndodhur sot në protestë. Çojmë bagëtitë dhe nuk na përgjigjet askush për t’i therur, shprehen në prononcimin e tyre Josif Gërdhuqi, Ermir Hasani dhe Agim Boçi
Prej kohësh thertorja në Sarandë nuk funksionon. Për këtë arësye shitësve u është dashur të shkojnë për të bërë therje në Gjirokastër apo edhe në Tepelenë. Kjo dëmton shumë punën e tyre. Në rajonin Sarandë – Delvinë janë rreth 25 dyqane të tregtimit të mishit…
Për këtë jashtë kamerës në bashki na thonë se pengesë për thertoren behet mungesa e kasapëve. Ky është një justifikim i kotë pasi shitësi kërkon sherbimin për të cilin nuk ka hezituar të paguajë për çdo kokë sipas tarifës së përcaktuar nga bashkia.
Thertorja në Sarandë është hapur në 1 qershor 2011 me një investim të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit prej 27 milione lekesh
dhe ndodhet jashtë Sarandës, në Metoq.

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...