Greqi/ I mbijetuari i vetëm i tragjedisë, rrëfen si ndodhi aksidenti

- Advertisement -

I vetmi i mbijetuar nga aksidenti tragjik i familjes Zhuleku katër ditë më parë në Domokos të Greqisë ka rrëfyer momentet e renda për mediat greke.

17-vjeçari, i cili doli i gjallë nga makina e aksidentuar ku ndodhej bashkë me prinderit dhe motrën, tha për emisionin “Të vërtetat me Zinën” se ata po ktheheshin nga Shqipëria dhe një moment dëgjoi nënën dhe motrën e tij të bërtisnin dhe pastaj një përplasje të fortë.

Nga aksidenti vdiqën dy prindërit dhe vajza e tyre, kurse 17-vjeçari u nxorr nga makina me disa dëmtime të lehta.

Po vinim nga Shqipëria dhe fillimisht ndaluam në Meteora. Pastaj u futëm në një rrugë dhe babai po udhëtonte me 60-80 km/h. Unë po shihja nga dritarja e makinës dhe dëgjova një bori, dhe pastaj mamin dhe motrën të bërtisnin. Nuk pata kohë të kthej kokën pasi u përplasëm. Pas nesh vinte xhaxhi dhe ai më nxorri nga makina. Pashë familjen time dhe mendova që ishin pa ndjenja dhe do të përmendeshin më vonë, por në spital me thanë që i kisha humbur ata”, shprehet ai.

Më pas, i riu tregon se ku i ka marrë dëmtimet nga aksidenti.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...