Familjarët e Mateos 8-vjeçar kërkojnë dënim me vdekje, po mbledhin firmat e peticionit në Vlorë

- Advertisement -

Familjarët e Mateos 8-vjeçar të vrarë në mënyrë makabre nga Klodian Çalamanin kanë qenë ditën e sotme prezentë në qytetin e Vlorës.

Ata po mbledhin firmat për peticionin drejtuar qeverisë së vendit ku kërkojnë drejtësi dhe ashpërsim të ligjit për Klodjan Calamanin.

Ndërkohë, më herët ditën e sotme familjarë dhe të afërm të vogëlushit ishin para dyerve të gjykatës ku kanë kërkuar dënimin me vdekje për autorin.

E ëma e Mateos ka ripërsëritur thirrjen për varjen e autorit që i mori më të voglin.

“Të varet në mes të Fierit, dua ta varin ta djegin. Më mori një foshnje, një 8-vjeçar, ma mori nga shkolla, ma gënjeu dhe mashtroi: I tha Mateo më sill një bukë në shtëpi. Ja çoi. I tha do të iki në shtëpi xhaxha. Jo hajde futu brenda.”

Ndërsa babai i vogëlushit u shpreh i ka mbetur peng në zemër mënyra sesi fqinji i tij i futi në kurth të birin 8-vjeçar që më pas ja vrau dhe ja groposi në oborr.

“Më nisi çunin për bukë. Të vejë çuni ti marrë bukën, t’ia çojë bukën atij dhe të më vrasë, kjo më ka mbetur gozhdë. Të vdes unë tani dhe të shikoj çunin aty ku është . Jam i vdekur, nuk di çfarë të them”.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...