Bëni gati CV, “Marina Vlorë” do të krijojë 500 vende pune

- Advertisement -

 

Marina Vlorë do të bëhet epiqendra e ekonomisë lokale që në ditët e saj të para.

Si nevojë e qëndrueshmërisë pritet të krijohen deri në 500 vende pune.

Specialistë të fushave të ndryshme dhe mjaft të rinj të talentuar do të gjejNë hapësirën e duhur për tu bërë pjesë e prokjektit.

“Ky qytet buzë detit me një hapësirë kaq të madhe, me një shtrirje kaq të madhe, projekti që kam parë më ka pëlqyer.”

Përllogaritet që vetëm nga aktiviteti i Marinës do të krijohen rreth 4.3 milion euro në ekonominë e Vlorës ndërsa nëse përfshihet dhe aktiviteti i shërbimeve ndihmuese si hoteleria, restorantet etj. Vlera arrin në mbi 20 milion euro në vit.

“Është në të mirë të popullit, është e domosdoshme dhe duhet të bëhet sa më shpejt.”

Anije turistike të të gjitha madhësive do të gjejnë në Marinën e ardhshme çdo shërbim që do të donin nga një port ndërkombëtar përgjatë 24 orëve.

Vetë procesi i ngritjes së Marinës do të kërkojë kontributin e  një numri të madh profesionistësh të profileve të ndryshme.

Në ndërtimin e portit do të krijohen edhe hapësira për krijimin e profesioneve të reja.

Të interesuarit për këtë mundësi nga Vlora por e gjithë vendi do të kenë mundsi të barabarta punësimi.

Pritet vetëm momenti i ngritjes së siparit të këtij investimi madhor.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...