Shqiptarët konsumuan 11,7 ton akullore me oksid etileni/ Kallëzohet në Prokurori drejtori i AKU-së Bledar Skënderi

- Advertisement -

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka kallëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi. Sipas njoftimit të nxjerrë nga KLSH, “duke marrë shkas nga problematika e trajtuar në disa media, për t’iu përgjigjur ndjeshmërisë së publikut dhe informimit të tij për çështjet që lidhen me garantimin e sigurisë ushqimore, ushtroi jashtë programit vjetor të miratuar, auditimin tematik në Drejtorinë e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit me objekt: ”Mbi procedurën e ndjekur nga DPAKU nga marrja e njoftimit nëpërmjet sistemit RASFF (sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin e popullatës dhe ushqimin për kafshë) për përdorimin e paautorizuar të substancës “oksid etileni” në prodhimin e produktit ”Akullore” (importuar dhe tregtuar në tregun shqiptar), deri në inspektimin, bllokimin, tërheqjen nga tregu dhe asgjësimin e saj”.

Nga auditimi i ushtruar, rezulton se KLSH ka identifikuar mosveprime të Drejtorit të AKU, të cilat bien në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e institucionit në krye të të cilit është. Për mosveprimet e Drejtorit të DPAKU, KLSH ka depozituar kallëzimin penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Në gusht të këtij viti, AKU bëri me dije se në tregun shqiptar janë shitur rreth 12 ton akullore me përmbajtje kancerogjene. BE dha urdhër më 31 korrik, që të tërhiqen nga tregu akulloret e prodhuara nga kompania e huaj, pasi zbuloi oksid etileni te këto produkte ushqimore, një substancë e rrezikshme për shëndetin.

Autoriteti Shqiptar i Ushqimit ka llogaritur se një sasi prej 16.1 ton akullore të dëmshme për shëndetin është shpërndare nëpër marketet e vendit. Nga këto, 11.7 ton janë blerë nga konsumatori.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...