Anila Denaj e Ina Zhupa përkujtojnë tërmetin e 26 nëntorit

- Advertisement -

Dy deputetet e Sarandës Anila Denaj dhe Ina Zhupa, kanë bërë një reagim në dy vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit.

Denaj shkruan se 2 vite pas asaj tragjedie, Shqipëria është ringritur më e fortë.

“Në përkujtim të 2 vjetorit të Tërmetit të 26 Nëntorit

Lutje për jetët që humbëm

Sot jemi ringritur më të fortë nga kjo tragjedi, nga ku kemi lënë pas rrënojat dhe po punojmë çdo ditë për rimëkëmbjen”, shkruan Denaj.

Ndërkohë, Ina Zhupa shpreh të kundërtën ku sipas saj fatkeqësia vijon ende, pasi shumë familje jetojnë në çadra.

“Dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 me 51 viktima! Lutje për shpirtrat e pafajshëm që humbën jetën.

Fatkeqësi e madhe për shqiptarët ajo natë e tmerrshme.

Por sot fatkeqësia vazhdon për qindra familje që ende jetojnë në çadra në dimrin e tretë, qindra të tjera banojnë me qera me paratë e tyre se shteti nuk ju jep as bonusit.

Mijëra familje ende nuk kanë shtëpinë e tyre nga procesi i rindërtimit! Korrupsioni, klientelizmi, pasurimi i oligarkëve mbizotëron edhe këtë proces si cdo gjë tjetër në qeverisjen e kalbur”, përfundon Ina Zhupa.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...