Në Festivalin e XIV Tipologjik të Isopolifonisë që u zhvillua në datat 24 dhe 25 nëntor 2021 në Gjirokastër, Ansambli folklorik “Bejkë e bardhë” Pilur, mori çmimin “Dhimitër Varfi”. Në këtë edicion u përfaqësuan gjithsej 15 grupe polifonike nga 6 bashki të vendit.
“Këngëtaret Zaharrulla Koka, Polikseni Mërkuri dhe Valentina Gërdhuqi kënduan këngën e Pilurit me një nivel të lartë artistik.
I përgëzoj të gjithë këngëtarët për këtë sakrificë për ta ruajtur dhe çuar më lart këngën e Pilurit.”, shprehet Kristo Çipa ( Mjeshtër i Madh) dhe njëkohësisht Drejtor i Asamblit ” Bejkë e Bardhë”-Pilur.
Në hapje të festivalit QKVT nën drejtimin e Niko Kotherja, ishte përgatitur një insert In memoriam për poetin Lefter Çipa ( Nderi i Kombit).
Organizatorët me të drejtë kishin veçuar një sentencë të poetit të madh piluriot.
” Jemi popull që lotin e kthejmë në këngë dhe këngën kurrë nuk e kthejmë në lot. Kjo është forca jonë.”
Lefter Çipa ( Nderi i Kombit)
Në festival për herë të parë mori pjesë edhe grupi “Valë e Jonit” që ka për drejtuese vajzën e poetit, flautisten Parashqevi ( Çipa) Hallko. /sarandalife.al/