Tragjedi në Bullgari/ Merr flakë autobusi me targa të Maqedonisë Veriore, 46 viktima midis tyre 12 fëmijë

- Advertisement -

Një tragjedi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në kryeqytetin bullgar Sofje. Të paktën 45 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë nga një autobus maqedonas në pjesën perëndimore të territorit bullgar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Autobusi me targa nga Maqedonia e Veriut mori flakë në një autostradë bullgare dhe si pasojë humbën jetën 45 persona mes tyre 12 fëmijë. Shtatë persona të cilët “arritën të shpëtonin” nga aksidenti, u dërguan me urgjencë në departamentin e urgjencës të një spitali të Sofjes.

Kryeministri Stefan Janev ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Janev shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe u bëri thirrje hetuesve që të bëjnë punën e tyre.

“Kemi një tragjedi të madhe, nuk kemi asgjë të mirë për të thënë, një tragjedi që na tronditi dhe kërkon që shteti të reagojë shpejt. Lërini autoritetet hetuese të bëjnë punën e tyre”, tha Janev.

Drejt Bullgarisë është nisur me urgjencë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar qeveria shqiptare fillimisht përmes ministres së Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, dhe më pas edhe kryeministri Edi Rama, i cila i shpreh ngushëllimet familjeve për jetët e humbura dhe shërim të shpejtë për të plagosurit.

Edhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari.

Varhelyi thotë se mendimet e tij shkojnë për familjarët dhe miqtë e viktimave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së martës, autobusi ishte nisur nga Stambolli drejt Maqedonisë.

/oranews/

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...