Jo komoditet por domosdoshmëri edhe pajisjet bashkëkohore në shërbim të shëndetit për qytetarët edhe në Sarandë dhe më gjerë. Dhe kjo tashmë është bërë e prekshme tek Intermedica. Prej pak ditësh ka nisur këtu të funksionojë në shërbim të komunitetit sipas kërkesave të pacientëve skaneri. Administratori i ‘’Intermedica’’, Dr. Vasil Llajo në një intervistë të realizuar rreth një muaj më parë bëri publike se synimi i tij ishte që edhe në Sarandë të vinte skaneri. E ndërsa një muaj më parë ishte synim i administratorit të Intermedica, doktorit Vasil Llajo sot është realitet. Për këtë me stafin e SarandaLife u ndodhëm sot tek Intermedica. Përmes një ashensori zbritëm në katin përdhes. Një korridor i bollshëm tërë dritë dhe hapësirë me mjedise të jashtme dhe të brendshme, në shërbim të personelit mjekësor, pjesë e stafit të skanerit. Dhoma e skanerit paraprihet nga një paradhomë e pajisur me kompjuterat që ndjekin situatën shëndetësore të pacientit që i nënshtrohet vizitës me skaner. Është e rëndësishme të bëhet publike edhe fakti se te skaneri tek Intermedica përdoret edhe kontrasti, domosdoshmëri ky për përcaktimin e diagnozës tek pacienti, por që jo të gjithë skanerat në vend e kanë kontrastin. Edvin Zhupa, drejtuesi teknik i departamentit të imazherisë, na foli me detaje për skanerin.
Skaneri është një metodë diagnostike jo invazive imazherike që përdor një kombinim të grafisë me teknologjinë kompjuterike për të prodhuar imazhe horizontale ose aksiale të trupit. Një skanim i trupit tregon një imazh të detajuar të çdo pjese të trupit, duke përfshirë kockat, muskujt, indet dhjamore dhe organet. Skanerat janë më të detajur se grafitë e zakonshme.
Tek “Intermedica” tanimë skaneri realitet për të gjithë pacientët
- Advertisement -
