Aksidenti me vdekje ne 2018, Gjykata e Sarandës dënon me 2 vjet e 3 muaj burg italianin

- Advertisement -

Gjykata e Sarandës, pas një maratone seancash ka dënuar më në fund me 2 vjet e 3 muaj burg një 66-vjeçar italian të akuzuar për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Vendimi për Giuseppe Sciutto është dhënë të mërkurën 10 nëntor, nga Gjyqtari Shkëlzen Licaj. Veç dënimit me burg, për italianin Sciutto është vendosur edhe dënimi tjetër, ai i ndalimit për 1 vit i drejtimit të automjeteve. Megjithatë për Sciutto, i cili sipas të gjitha gjasave ndodhet në Itali për shkak se ndiqej në gjendje të lirë, nuk do të ketë një urdhër ndalimi deri sa vendimi të marrë formë të prerë në Gjykatën e Apelit, gjithnjë nëse apelohet.
Më datë 24.08.2018, rreth orës 10.15, teksa kanë qënë duke udhëtuar përgjatë aksit rrugor Sarandë – Ksamil, pasi ka kaluar fshatin Berdenesh, Sarandë, në segmentin rrugor të gjendur para vendndodhjes së hidrovorit, automjeti i markës “Ford”, me targë “AA 609 UD”, i drejtuar nga shtetasi Fatmir Rumani, banues në qytetin e Sarandës, ka hyrë në manovër parakalimi duke kaluar në korsinë e krahut të majte. Por edhe pse ka hyrë në këtë manovër parakalimi, automjeti me targë “AA 609 UD” ka goditur motomjetin e markës “Piaggio”, me targë “AL 429”, të drejtuar nga shtetasi italian Giuseppe Sciutto, i datëlindjes 06.07.1955, motomjet i cili gjithashtu udhëtonte në të njëjtin drejtim Sarandë – Ksamil, dhe që njëkohësisht ka hyrë në korsinë e krahut të majtë, duke ndërprerë rrugëtimin e automjetit me targë AA 609 UD. Si rrjedhojë e kësaj ngjarje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetësja italiane Maria Sedda, e datëlindjes 08.09.1954, e cila, në cilësinë e pasagjeres, ishte e ulur në sediljen e pasme të motomjetit me targë AL 429. Në vijim trupi i shtetases italiane Maria Sedda u dërguar pranë Institutit të Mjeksisë Ligjore Tiranë, ku ju nënshtrua ekzaminimit mjeko-ligjor. Gjithashtu nga ngjarja e ndodhur ka mbetur i dëmtuar shtetasi italian Giuseppe Sciutto. Ky i fundit, me ndihmën e të pranishmëve të mbërritur më pas në vendin e ngjarjes, është dërguar fillimisht në spitalin e qytetit të Sarandës, nga i cili, pasi ka marrë ndihmën e parë mjeksore, është përcjellë për ndihmë më të kualifikuar mjeksore për në Spitalin Universitar të Traumës Tiranë, ku i është nënshtruar edhe ekzaminimit mjeko-ligjor.
Nga dy testime të njëpasnjëshme të realizuara në ora 12.20.12 dhe 12.14.07, të datës 24.08.2018, rezultoi se drejtuesi i automjetit me targë “AA 609 UD”, shtetasi Fatmir Rumani, nuk kishte konsumuar alkol, pasi testimi tregoi vlerën “0.00 mg/L”. Në kushtet kur drejtuesi i motomjetit me targë “AL 429”, shtetasi italian Giuseppe Sciutto, pësoi dëmtime të rënda, nga ky shtetas u morr një sasi gjaku, i cili në vijim u dërgua për ekzaminim toksikologjik. Referuar aktit të ekspertimit toksikologjik ligjor nr.2192, të vitit 2018, kryer nga eksperti i Institutit të Mjeksisë Ligjore Tiranë, rezulton se :- “në gjakun e shtetasi italian Giuseppe Sciutto nuk u zbulua alkoli etilik”; ç’ka vërteton faktin se drejtuesi i motomjetit me targë AL 429, shtetasi italian nuk kishte konsumuar alkol.
Në fillesë të procedimit penal, bazuar në dyshimet e para, ky procedim penal është regjistruar në ngarkim të drejtuesit të automjetit me targë AA 609 UD shtetasi Fatmir Rumani. Ky i fundit, bazuar në dyshimet e para, më datë 24.08.2018, ne ora 18.25, Oficeri i Policisë Gjyqësore ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Rumani, si person i dyshuar për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, kur ka shkaktuar vdekjen e një personi, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal. Në vijim, bazuar në kërkesën e Prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar ndaj shtetasit Fatmir Rumani, masën e sigurimit “arrest në burg”. Në kuadër të veprimeve të para hetimore, me qëllim evidentimin e shkaqeve konkrete të ndodhjes së kësaj ngjarje, është urdhëruar kryerja e ekspertimit auto teknik. Bazuar tek këto konkluzione të ekspertimit auto teknik, rezulton se shkaku determinant i ndodhjes së ngjarjes me natyrë automobilistike, në përfundim të të cilës ka mbetur e vdekur shtetësja italiane Maria Sedda, janë shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të kryera nga drejtuesi i motomjetit të markës “Piaggio”, me targë AL 429, shtetasi italian Giuseppe Sciutto. Në këto rrethana, edhe pse nga ana e drejtuesit të automjetit me targë AA 609 UD, shtetasit Fatmir Rumani, konstatohen shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, këto të fundit nuk janë determinante në ngjarjen e ndodhur.
Për rrjedhojë Prokuroria ka arritur në përfundimin se shtetasi Fatmir Rumani nuk mund të përgjigjet penalisht për ngjarjen e ndodhur duke i pushuar  çështjen në ngarkim, ndërsa në gjykim ka kaluar italiani Giuseppe Sciutto. Konkretisht ekspertiza e ka nxjerrë fajtor italianin 66-vjeçar sepse “shkaku determinant teknik kryesor i cili ka sjellë aksidentin është ndërprerja e rrugës së mjetit autoveturë me targë “AA 609 UD”, i cili kishte nisur parakalimin, nga drejtuesi i mjetit tip “Piaggio”, me targë “AL 429”, që drejtohej nga shtetasi i huaj me shtetësi italiane Giuseppe Sciutto”.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...