Serial Killeri i Sarandës!

- Advertisement -

Nga Shpresa Dine

Ngjarja e sotme në Fier shpreh edhe njëherë nevojën ulëritëse për evidentimin dhe publikimin e të gjithë shtetasve që kanë tendenca të dhunës apo ngacmimit seksual ndaj fëmijëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve edhe më të rënda në të ardhmen.

Ngjarja e sotme më risjell në kujtesë Serial Killerin e fshatit Çukë të Sarandës, Klodian Saliaj. Në vitin 2005 ai ishte 22-vjeç. Përdhunoi dhe më pas vrau 6-vjeçarin rom Besnik Shaqiri. Më pas vrau edhe 65-vjeçarin rom Petrit Barjami. Dyshohej edhe për ngjarje të tjera të padokumentuara. U dënua nga Gjykata e Sarandës me burgim të përjetshëm.

Nëse në atë kohë shteti do të kishte hetuar me përparësi ngjarjet por edhe profilin e këtij personi, ndoshta mund të parandalohej vrasja e dytë, pse jo edhe të dyja bashkë.

Sot pas 16 vitesh, një detaj të papublikuar më parë e ndaj me ju. Në vendin ku u gjet trupi i Besnikut, policia sekuestroi një bisht cigareje “Karelia”. Pas vrasjes së Petritit, Klodiani u shoqërua pasi ishte parë në fshat në biçikletën e të ndjerit. Gjatë marrjes në pyetje, veç të tjerave kërkoi edhe cigare. Refuzoi “Marlboro” të oficerit, duke kërkuar “Karelia”. Pikërisht në këtë moment hetuesit u bindën se kishin para jo vetëm të dyshuarin e vrasjes së Petrit Barjamit, por edhe përdhunuesin e vrasësin e Besnikut. Përpara kishin një Serial Killer maniak, i pari dhe i vetmi deri më sot në Sarandë.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...