Kristina Burzuka është vajza sarandiote që ka arritur të kalojë me sukses fazën e parë të konkurimit në “The Voice of Greece”.
Pas prezantimit të zërit të saj, të 4 trajnerët: Konstantinos Argyros , Panos Mouzourakis , Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas e ftuan Kristina Barzuka të bëhej pjesë e skuadrës së tyre, ndërsa vetë Kristina Barzuka përzgjodhi të ishte në skuadrën e Elena Paparizou.
Edhe në raundin e dytë të konkurimit në “The Voice of Greece”, këngëtarja e re, por shumë e talentuar Kristina Barzuka, shënoi një fitore tjetër me këngën “ The winner takes it all”, fituesi i merr të gjitha. Dhe Kristina atë natë i mori të gjitha, vlerësimet maksimale të jurisë që gjatë interpretimit të këngës shpesh herë u dëgjua “Bravo”. Po pse juria vendosi në mënyrë unanime për Kristinën dhe jo për dy konkurentët e tjerë? Duhet thënë që formati në këtë fazë ishte duke konkuruar njëherësh të tre konkurentët, njëri pas tjetrit dhe vetëm njëri prej tyre do të kualifikohej për në fazën tjetër. Kristina ia doli dhe tashmë vazhdon konkurimin për në fazën e tretë. Ajo fsheh akoma një armë të fuqishme që e zotëron shumë mire , muzikën Pop. Fazat e tjera janë akoma më të vështira dhe Sarandalife uron Kristinës suksese!
/sarandalife.al/