Greqi/ Vritet delvinjoti 37 vjeçar, pronar i karburantit(foto)

- Advertisement -

 

Një incident i përgjakshëm me të shtëna  me armë zjarri dhe një të vdekur, por edhe një të plagosur,  ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Nice , jashtë një karburanti në 181 Avenue Thebes.

Mësohet se autorë të panjohur kanë qëlluar dhe kanë vrarë një burrë në vend, ndërsa kanë plagosur një tjetër, i cili është dërguar në spital. Pak më vonë, makina e autorëve “BMW” dhe me gjasë e vjedhur, me të cilën kanë ikur, është gjetur e djegur në Avenue Kifissos. Dy viktimat e sulmit janë pronarë të pikës së karburantit, me origjinë shqiptare.

Viktima është Marius Spiro Dhiamandi, 37-vjeç, nga Delvina dhe ishte pronar i karburantit. Ndërsa i plagosuri është   Juxhin Barjami, kushëriri i parë i viktimës. Viktima ka qenë i arrestuar më parë për një sasi kokaine që ju gjet në makinë. I arrestuar edhe për vrasje të ndodhur në Kipseli, Athinë në shkurt 2010. Rezulton me “detyrim paraqitjeje” në Mykono. Dyshohet se i ka borxh disa personave 200.000 euro gjithashtu. Gruaja e tij rezulton pronare zyrtare e karburantit dhe është shtatzënë me binjakë.

/sarandalife.al/

 

 

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...