Sarandë/Mblidhet Komiteti Drejtues i Mekanizmit kundër dhunës

- Advertisement -

 

Nën drejtimin e Kryebashkiakut Adrian Gurma, njëherësh edhe Kryetar i Komitetit Drejtues të Mekanizmit Kundër Dhunës, është mbajtur mbledhja e dytë e kësaj strukture. Ishte një tryezë me prani të mjaft aktorëve të këtij mekanizmi, duke nisur nga institucioni i qeverisjes vendore, nga organi i Prokurorisë, Gjykatës, Përmbarimit e Komisariatit të Policisë, nga Zyra e Arsimit, Zyra Vendore e Punësimit dhe shoqata që operojnë në fushën sociale. Takimi ishte reflektim real ndaj rasteve të shtuara të dhunës në familje, që për këtë vit kanë arritur në 50 në rajonin e Sarandës.

“Në takimin e radhës së Komitetit Drejtues për Mekanizmin e Kordinuar, për rastet e dhunës në familje, diskutuam mbi trajtimin për rastet që kërkojnë mbrojtje, si dhe kordinimin dhe angazhimin më të mirë të të gjithë anëtarëve, duke u fokusuar në 3 shtylla kryesore të punës sonë: parandalim, mbrojtje, referim, për zgjidhje të duhur dhe të shpejtë në çdo rast.”, u shpreh kryebashkiaku Adrian Gurma pas këtij takimi.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...