Ah sa do donim ti kishim dy godinat simbol të Delvinës!

- Advertisement -

Godina që delvinjotët e quanin Vapori i Delvinës, ishte i vendosur në sheshin qëndror të qytetit, ku në të majtë ishte kompleksi i dyqaneve dhe banesave të qytetit dhe në anën e djathtë gjendej lulishtja e famshme. Nga poshtë ndërtesa vinte e ngushtë e cila vinte e zgjerohej duke marrë një pamje shumë të bukur, atë të një vapori gjigand. Në këtë ndërtesë ndodheshin vetëm klube e dyqane. Në vazhdim të klubit në anën e majtë të tij në vazhdim ndodhej dyqani i zarzavateve me shitëse Lenin, pak më lart ndodhej pastiçeria e Melpo Tabakos, ngjitur me të ndodhej dyqani i fotografit Spiro Kalanderi dhe në fund një dyqan kinkalerie dhe veshjesh ku shitëse ishte Tike Musta. Nga ana tjetër e godinës ndodhej dyqani i Dhimitër Makos, që shiste perime, kafe etj, e më lart ndodhej dyqani i bukës dhe i mishit. Në fund të dyqaneve nga të dyja anët e ndërtesës ndodhej Rostiçeria që gatuante gjellëra të ndryshme, meze, kukurec sidomos, por edhe supë magjeric aq të pëlqyer. Atje për një periudhë kanë shërbyer Thoma Çavua kamarier dhe Pajtim Goro kuzhinier.
Godina e dytë simbol e qytetit të Delvinës ka qenë Klubi poshtë. Nga pikëpamja arkitekturore ajo ishte godinë me tre kate, me një zhvillim nga fasada dhe një në anësore në krahun e majtë të saj. Binte në sy një ballkon i gjatë me kangjella hekuri që ka shërbyr si tribunë, ku përfaqësues të pushtetit lokal dhe qëndror, mbanin fjalime të ndryshme. Në këtë ballkon ka folur Kryetari i Bashkisë Nimet Abazi në vitin 1912, kanë përshëndetur popullin motrat e mbretit Zog, ka folur Enver Hoxha në vitin 1957, e shumë e shumë personalitete të tjera. Në katin e parë kanë qenë dyqane të ndryshme si ai i metrazheve, këpucëve dhe Kafja e famshme. Në katin e dytë në krahun e djathtë për një periudhë ka qenë Këndi i Kuq i Ndërmarrjes së Konsumit, dhe Bibloteka e qytetit kurse në krahun e majtë kishte zyrat Ndërmarrja e Konsumit. Në katin e tretë në krahun e djathtë ishin zyrat e kulturës, tri mjedise, zyra e drejtorit, salla e provave dhe zyra e shefit te muzikës, deri sa u ndërtua godina e Kinoteatrit, kurse në krahun e majtë ishin zyrat e Ndërmarrjes Komunale dhe për një kohë të shkurtër afër tyre u vendos bilardoja që e quajtën Bilardoja e Içit. Edhe kjo godinë pas viteve 1990 pati të njëjtin fat si dhe godinat e vjetra të vendosura në të dy anët e sheshit të qytetit. Me vendim të Komitetit Ekzekutiv Pluralist u vendos që kjo godinë të shembej dhe ti jepej një personi që kishte emër dhe mbiemër duke kryer kështu një krim për traditën urbanistike të Delvinës. Poshtë godinës, në katin e parë ngjitur me klubin, ishte furra e bukës. Në këtë pjesë të godinës banonin dhe dy familje, e Dhimitër Papës dhe e Jorgo Zogës.

Nga Vladimir Kodhelaj dhe Vladimir Qilimi

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...