Duke parë rritjen e rasteve ditët e fundit, bashkia Finiq ka marrë masa, duke kryer dezinfektim në të gjitha klasat dhe ambientet publike, në shkollat Livadhja dhe Dërmish. Dezinfektimi është kryer në fundjavë, nga punonjës të Bashkisë, për të shmangur përhapjen e pandemisë.
“Për shkak të tendencës në rritje të rasteve, jo vetëm në vend, por edhe në mbarë botën, tërheqim vëmendjen e banorëve për respektimin e masave shëndetësore, sipas protokolleve të veçanta të epidemiologëve. Tregojmë kujdes, qëndrojmë të shëndetshëm.”, bën thirrje për ndërgjegjësim Bashkia Finiq.
Rikujtojmë se javën e kaluar shkolla e Borshit u mbyll për shkak të numrit të të infektuarve me Covid-19, mësues e nxënës.
Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë raportohet se të infektuar me Covid-19 janë 14 në Sarandë, 7 në Himarë, nga 2 qytetarë në Delvinë dhe 1 qytetar në Konispol.
/sarandalife.al/