Plagos me thikë 17 vjecarin arrestohet ksamiljoti

- Advertisement -

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin Emiljano Buzaj, 38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një pikë interneti në Ksamil gjatë një grindje banale. 38 vjecari pas goditjes me thikë të 17 vjecarit u largua nga vendngjarja. Policia u vu në ndjekje të tij dhe pas gjysmë ore e kapi atë të fshehur në shtēpinë e xhaxhait të vet në Ksamil. Sipas policisë 38 vjecari është përdorues drogërash të forta. Ndërkohë mesohet se 17 vjecari është plagosur në kofshë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të 38 vjecarit Emiljano Buzaj i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme.

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...