Nisin punimet për tunelin e Llogarasë/ Rama numëron projektet: Do jenë ‘fabrika buke’

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vlorë, ku ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për tunelin e Llogarasë. Rama tha se është një ëndërr që e ka shoqëruar këtë zonë për 30 vite dhe që do zbulojë gjithë zonën përtej plazhit.

Teksa numëroi projektet për porte dhe aeroporte ai theksoi se të gjitha këto rezultojnë në një ekonomi shumë më të fortë, në të ardhura shumë më të larta, në një mundësi rishpërndarjeje shumë më të madhe që do të thotë shumë më tepër për njerëzit, që do të thotë paga më të larta dhe shumë më tepër vende pune dhe të paguara shumë më mirë.

“Një ëndërr që e ka shoqëruar përgjatë gjithë dekadave pas ndryshimit të sistemit këtë zonë por edhe këdo që ka përfytyruar një Shqipëri moderne dhe turistike. Projekti ka qenë në sirtar për të tria këto dekada, ka qenë një nga kryefjalët e premtimeve të të gjithë atyre që kanë kaluar nga këto anë në fushata elektorale gjatë këtyre 3 dekadave dhe ndryshe nga të tjerët, siç ka ndodhur dhe më të tjera vepra të mëdha ne zotimin tanimë e kemi futur në rrugën e jetësimit në realitet.

Kam sjellë një frazë të mrekullueshme të Lord Bajronit në veprën shtegtime te Çajld Haroldit, të cilat i shkroi pasi shkeli për herë të parë në vjeshtën e 1809 në këto vise, ‘parajsa nuk krahasohet dot me viset që fsheh ky bregdet’.
E gjithë pjesa e fshehur përtej zonës së plazhit, mes maleve të Labërisë, e cila fshihet nga këtu afër deri tutje në Tepelenë dhe pastaj lidhet me gjithë pjesën tjetër të fshehur të Përmetit, të Gjirokastrës, e deri në Leskovik, Kolonjë e në kufi me Korçën, tanimë po lidhet me një infrastrukturë të re krejtësisht që krijon mundësi të reja për turizmin, për zhvillimin e zonave rurale, për ekonominë e tyre, por edhe për ekonominë tonë kombëtare”, deklaroi Rama.

Ai tha se faktikisht ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetrës duke krijuar hap pas hapi një gjerdan në tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare.

“Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshëm të kohës, një rritje të konsiderueshme të sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër, ai i Orikumit dhe pastaj me by-passin e Vlorës që është drejt përfundimit me detajet e fundit për të qenë plotësisht i kryer në sezonin e ardhshëm turistik dhe më tutje me by-pass-in e Fierit. Nëse shohim drejt Jugut, po punohet në segmentin poshtë që lidh Palasën me pjesën tjetër të Bregut, drejt Dhërmiut duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshëm nga pikëpamja e ofertës turistike, për të shkuar akoma më poshtë në një tjetër vepër që ka qenë nga më të premtuarat Kardhiq-Delvinë, që bën një tjetër shkurtim të kohës, lëvizjes përgjatë gjithë këtij pellgu, duke e afruar shumë ndjeshëm Sarandën dhe nga ana tjetër duke ofruar pamje dhe zona të tëra për t’u vizituar që deri dje ishin tërësisht të paaksesueshme dhe të panjohura. Pa harruar rrugën e Lumit të Vlorës, pa lënë pa përmendur lidhjen mes Kurveleshit lartë dhe Bregut të Jonit poshtë, duke mos lënë mënjanë pjesën tjetër e cila lidh Nivicën poshtë me Tepelenën, pastaj drejt Përmetit që ndërkohë po lidhet përmes një rruge të re me Leksovikun, për të kaluar në Kolonjë, ku po punohet për lidhjen e shumëpritur me Korçën dhe faktikisht duke i dhënë mundësi turistëve, vizitorëve, udhëtarëve brenda apo atyre që vijnë nga jashtë që në një kohë shumë të shkurtër të mund të qarkullojnë në të gjitha këto territore që ishte e pamundur më parë. Mos të harrojmë aspektin ekonomik. Flet vetë rritja e menjëhershme e vlerës së pronës, asaj toke të mundur për zhvillim turistik dhe agro-turistik në gjithë pjesën e brendshme. Flet vetë për faktin se tani më gjithë ky zhvillim infrastrukturor i ka hapur rrugën një parafytyrimi shumë të prekshëm për të krijuar një realitet të ri të prodhimeve të zonës, të cilat nuk do të jenë më prodhime mbijetese për ata që janë në këto vise”, deklaroi Rama.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...