Sinagoga hebraike e Sarandës ( Pjesa e I)

- Advertisement -

Është zbuluar nga arkeologu i talentuar sarandiot Kosta Lako, gjatë gërmimeve arkeologjike në vitin 1979. Ai zbuloi monumentin që përbëhet nga një shandan me shtatë krahë i quajtur në gjuhë hebraike, menoranë. Ky është simboli kryesor i asaj periudhe, të shk. V pas Krtishtit, që përdoret kudo nga popullsia izrealite. Një e tillë është zbuluar në Bregdetin e Adriatikut, në qytetin Dubrovnik dhe kjo është e dyta që ndodhet në bregdetin e detit Jon. Shandani shqërohet me një frut, Greifrut (etrog) i veçantë dhe brirët e një dashi,(shofar) që ndodhen pranë njera tjetrës, në një dimension 3 x 2 m, që përbëjnë tre simbolet e festës fetare hebraike kudo në botë. Për popullsinë hebraike kjo përbën një tregues mjaft të goditur të një pasurie të madhe kulturore që gjendet në Sarandë. Sheshi i Bazilikës është i shtruar me mozaikë, që janë prurje të kulturës romake në të gjithë Ballkanin dhe Evropën. Kjo kulturë u shfrytëzua nga kjo popullsi e ardhur në Sarandë. Në këtë strehëz të vogë të kishës hebraike, vinte një vajzë e vogël me emrin Sara, kjo e dokumentuar, e cila ndiqte shërbimet fetare në Sinagog. Këtu ndodhen tre shtresa me mozaik njera mbi tjetrën. Në vitin 1988 ish drejtori i Monumenteve të Kulturës, Sotir Kosta, bëri përpjekje për të parë se ç’farë kishte nën shtresën e parë dhe ç’farë përfaqësonin ato. Dyshemeja e shtresës së dytë paraqet një dekor kryesisht gjeometrik, motive të realizuara me kujdes dhe elegancë.

Dyshemeja e tretë përfaqësohet nga një mozaik më i vonë punim jo i kujdesshëm e me motive gjeometrike.
Kemi të bëjmë me një kompleks Sinagoge, të shek V – VI ku në fazën e fundit u transformua në kishë.
Faza më e hershme prezantohet nga dyshemeja me mozaik në panelin qëndror të së cilës paraqiten në pozicion heraldik dy luanë deti. Stili përkon me atë të tipit romak dhe mund të shërbente për shtrimin dyshemesë së një vile romake.
Simbolika e skenave me mozaik na çojnë në mendimin e ekzistencës së një sinagoge në një periudhë më të herëshme se sa ndërtesa kristiane. Mendimi është se kemi një konvertim të ndërtesës së kultit hebraik me atë kristian. Kompleksi hebraik duke filluar që nga faza e parë, kur dhoma me menorah përbënte vendin e lutjes dhe duke vazhduar me ndërtimin e bazilikës dhe kovertimin e saj në kishë, e cila ka qënë në funksion për një periudhë prej 100-200 vjetësh, është shkatërruar nga sllavët në çerekun e fundit të shek. VI./sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...