Ngjarja e rëndë e Fierit, a do të rikthehet në Shqipëri dënimi me vdekje? Ja çfarë thotë Rama

- Advertisement -

Në një konferencë shtypi, për ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Gërcallë të Fierit, ku u vra barbarisht nga fqinji, 8-vjeçari i quajtur Mateo, Rama foli për dënimet ekstreme që mund të jepen për këto raste.

Ai tha se dënimi me vdekje nuk është zgjidhje, sepse historia ka treguar se këto dënime nuk sjellin rezultate, pasi persona me këtillë qasje sipas Ramës ndodhen në çdo shoqëri. Ai tha se legjislacioni parashikon masa ekstreme për këto raste, por gjyqtarët sipas tij, duhet të jenë në lartësinë e duhur.

“Jo vetëm në aspektin moral të një shoqërie demokratike, por edhe në aspektin tragjik, dënimi me vdekje nuk i bën të pa evitueshme për shoqëritë ngjarje të tilla. Shoqëritë edhe në vendet më të zhvilluara, edhe në ato me nivelin më të lartë të civilizimit tonë, e kanë në gjirin e tyre edhe këtë qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Kështu që, rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as formulë apo shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje, të cilat siç e dimë ndodhin në të gjitha shoqëritë. Ndërkohë që sa i përket pjesës tjetër, në aspektin e kuadrit ligjor, Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve në vite në legjislacion, ka të shkruar legjislacionin më të ashpër, ose nga më të ashprit. Çështja është zbatimi i legjislacionit dhe ajo që përbën një fatkeqësi për ne në shumë vite është pikërisht pa përgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime deri ekstreme.

Por edhe krime që në mos vrasje kanë rezultuar në përdhunime, në dhunë ndaj grave dhe që janë lënë të lirë në sallën e gjyqit apo kanë marrë dënime shumë herë më të ulëta se sa parashikon legjislacioni dhe i kanë përsëritur ato duke shkaktuar dhimbje dhe plagë të pa nevojshme dhe të evitueshme. Patjetër që mundësitë për të rishikuar legjislacionin janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit. Po reflektojmë në ndërhyrje në legjislacion, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar që unë e kam lajmëruar”, tha Rama.

/sarandalife.al/

 

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...