Manastirliu: “Realizohet në Spitalin e Sarandës ndërhyrja delikate për herë të parë”

- Advertisement -

Për herë të parë në Spitalin e Sarandës është realizuar një ndërhyrje delikate ortopedike për rregullimin e një deformimi të lindur, shkurtim të theksuar të gjatësisë.

Operacioni ka rezultuar me sukses falë punës dhe profesionalizmit të ekipit mjekesor të këtij spitali, dr.Lefter Nika, dr.Theofan Cavo, dr.Besnik Shabanaj dhe infermieret Suzana Mica, Laureta Llanaj, Anxhela Bedaj, Florida Sali.

Spitali i Sarandës me sallat moderne për ndërhyrjet kirurgjikale dhe fuqizimin e stafit të specializuar, ka plotësuar shërbimet dhe nevojat e banorëve të këtij komuniteti.

Fuqizimi i spitaleve me aparatura mjekësore dhe pajisje radiologjike të teknologjisë së avancuar do të vijojë edhe me buxhetin 2022.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...