Shtëpia e Fëmijës “Vangjel Pulla”, qendër sociale që shkon përtej detyrës për mirërritje dhe edukim të banorëve të vet.
“Vitet e fundit Shtëpia e Fëmijës “Vangjel Pulla” është bërë një qendër sociale që shkon përtej detyrës për mirërritje dhe edukim të banorëve të vet. Fundjavat sidomos, kur ngarkesa mësimore është më e ulët për fëmijët, stafi i edukatoreve kujdesen edhe për të nxitur frymën e krijimit mes fëmijëve. Këtë tregojnë edhe punimet e realizuara në vizatime, në pikturë apo aplikacione të ndryshme të bëra me materiale të riciklueshme. Të gjitha këto punë, të bëra me frymëzim, fantazi e dashuri, ekspozohen në mjediset e institucionit dhe fëmijët janë përfshirë në një garë të bukur për të zhvilluar hobet dhe aftësitë e tyre krijuese”, publikon në faqen e vet bashkia Sarandë.
/sarandalife.al/