Majlinda Bregu tregon momentet e vështira në familjen e saj: Mami në intubim nga Covid, babai i shtruar menjëherë pas saj, ishin kokëfortë, nuk i bënë vaksinat

- Advertisement -

Ish-Ministrja e Jashtme Majlinda Bregu ka treguar përmes një statusi në rrjetet sociale, momentet e vështira që po kalon e gjithë familja e saj, për shkak se të dy prindërit kanë pasur komplikacione të rënda si pasojë e infektimit me Covid 19.

Ajo tregon se të dy prindërit, kishin refuzuar deri në këto momente që të vaksinoheshin, nga frika e efekteve anësore që mund të kishin, por duket se infektimi me Covid ka qenë shumë i rëndë për ta.

Bregu shkruan se ka qenë fillimisht e ëma e saj ajo që ka përfunduar në intubim si pasojë e infektimit, dhe Zoti e deshi që ajo të kthehej në jetë, edhe pse me pasoja ende të rënda, ndërkohë që pas saj edhe bashkëshorti ka përfunduar i shtruar në spitalin e Sanatoriumit.

Bregu falenderon të gjithë mjekët për përkujdesjen që kanë treguar ndaj prindërve të saj, dhe apelon për kryerjen e vaksinës, pasi për familjen vuajtjet në këto 25 ditë kanë qenë të pafundme.

Rrëfimi i plotë i Bregut:

Për dy vaksina! Prindërit e mi nuk ishin vaksinuar. Pak nga kokëfortësia e pak nga frika se mos vaksinat ju komplikonin shëndetin, vendosën të prisnin.

Por Covidi nuk ndjek planet e askujt. Përkundrazi, përqesh me pahir çdo moment, kur mendojmë se ia hodhëm. Ka më shumë se 25 ditë që prindërit e mi po luftojnë, që Covid të mos na bëjë hatanë.

Shumë afër ‘hata-së’ ishim me mamin, në intubim e spital për shumë ditë.  Dhimbja e zhbën edhe më të fortin. Dhe nuk di sa ton durim e kurajo duhet të shtysh netët mes ankthit se do të bjerë telefoni e të lajmërohesh, për më të keqen.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para teje, si dëshmitar i pafuqisë për të ndryshuar çka ka ndodhur. Madje edhe kur fatmirësisht vjen lajmi i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Zoti dhe profesionalizmi e përkushtimi i Dr. Blerim Arapit Blerim Arapi dhe ekipit të tij, mamin na e ktheu në jetë.  Mundimi vazhdon, por mrekullia ndodhi.

E teksa bashkë me motrat, po mundoheshim të mbusheshim me frymë për mamin, në spital përfundoi babi. I lodhur, i drobitur, i përkeqësuar papritur… Dr. Silvana Bala, Dr. Arjan Mezini e gjithë ekipi mjekësor i papërtuar që po kujdesen për babin- Faleminderit!

Faleminderit për shpejtësinë Urgjencës Kombëtare që kanë mbërritur edhe më shpejt nga sa prisnim.

Uroj të dalim sa më shpejt, nga kjo spirale mundimi, këputje shpirti dhe përballje me vdekjen.

Po. Me vdekjen!

Kaq e rëndë është pesha e shpëtimit të njerëzve të dashur, sa paradoksalisht e lehtë, është marrja e vaksinës!

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...