Ku do ta bëni rezervimin, ndryshojnë procedurat për kolaudimin e makinës

- Advertisement -

Kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe ka njoftuar se do të ndryshohet procedura për rezervimin e orarit për kolaudimin e automjetit. Gonxhe shkruan se orari mund të rezervohet direkt online tek seksioni “Makina ime” në e-Albania. Gonxhe shprehet se ky sistem do të eliminojë spekulimet dhe sekserët që sipas tij dikur abuzonin me radhën kur shërbim kryhej nga koncesionari.

“Tjetër PUNË E MIRË! Rezervimi i orarit të Kolaudimit të mjetit rrugor kryhet direkt online , për të gjitha Qendrat e Kontrollit Teknik pranë drejtorive rajonale të DPSHTRR!

Risia është se ky sistem i ri rezervimi ofrohet me autentifikim në llogarinë e secilit tek seksioni “Makina ime” në e-Albania, duke eliminuar spekullimet dhe sekserët që abuzonin me radhën kur shërbimi kryhej nga koncesionari!

Mirëadministrojmë linjat, personelin, kohën e çmuar për të gjithë , normalizojmë rrjedhën e shërbimit duke shmangur flukset artificiale “nisem pa plan, kur më teket, vonohem radhëve”!  Njihuni me kujdes me informacionin dhe përshkrimin e aplikimit”, shkruan Blendi Gonxhe.

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...