Kanali që shpëtoi Vurgun

- Advertisement -

Kanali i çukës është një kanal artificial, 3 km në jug të Sarandës. Ka gjatësi 450 m, thellësi 20 m dhe gjerësi në bazë 25 m. Po pse u bë ky kanal?Fushën e Vurgut dikur e përshkonin dy lumenj, lumi i Bistricës dhe ai i Kalasës, ujërat e të cilëve derdheshin në liqenin e Butrintit. Vërshimet e tyre të vazhdueshme shkaktonin përmbytje të rënda të cilat e shndërronin fushën e Vurgut në një fushë kënetore ku si në kor dëgjoheshin zërat e bretkocave dhe zhurma e mushkonjave, të cilat shkaktonin sëmundjen e malarjes. Për të kaluar nga fshati Çukë në fshatrat si Fanar, Kulluric e Pllakë duhej të lëvizje vetëm nëpër kënetë dhe jo me këmbë, por me varkë. Qeveria e athershme në vitet 50 të shekullit të kaluar vendosi që të bëj bonifikimin e fushës së Vurgut. Për të realizuar këtë vepër madhore duhej që të krijohej një shtrat i përbashkët i dy lumenjve Bistricë dhe Kalasë, ujërat e të cilëve do të kalonin në një kanal që do të hapej pasi të çahej pjesa më e ngushtë e vendit që gjendej në rrugën Sarandë – Ksamil. Punimet për hapjen e kanalit dhe bonifikimin e fushës së Vurgut, filluan në vitin 1958. Vështirësitë për realizimin e veprës ishin të mëdha pasi duhej që të punohej në formacione shumë të forta shkëmbore, gëlqerore dhe se mjetet që punohej ishin shumë pak të motorizuara dhe pjesa më e madhe e punimeve bëhej me forcën e krahut. Realizimin e punimeve deri në përfundim e mori Ndërmarrja e Bonifikimit. Për inagurimin e përfundimit të kësaj vepre erdhi vetë Enver Hoxha, më 29 qershor 1959 së bashku me Ministrin e Financave Spiro Koleka Gjatë punës për hapjen e kanalit të Çukës, për sistemimin përfundimtar të fushës së Vurgut u hapën 40 km shtretër të rinj lumenjsh, u ndërtuan mbi 1500 vepra arti të mëdha e të vogla, u ngritën dhjetëra km argjinatura, kanale kulluese e ujitëse, një hidrovor etj. U përfituan 2300 ha tokë e re bujqësore, u përmirësua kullimi në 5100 ha dhe u vunë nën ujë 5400 ha tokë. Ishte një vepër madhore, pasi shënon përfundimin e bonifikimit të fushës së Vurgut, disiplinimin e ujërave të dy lumenjve të Bistricës dhe Kalasës, shndërimin e tokës së Vurgut nga tokë moçalore në pjellore, zhdukjen e sëmundjes së malarjes, realizimin e komunikimit toksor të fshatrave të zonës dhe rritjen e rendimenteve të kulturave bujqësore sidomos të drithrave të bukës duke arritur rendimente të pa realizuara ndonjëherë. Mirëpo derdhja e ujërave të dy lumenjve në det që dikur derdheshin në liqenin e Butrintit, shkaktoi dhe probleme, pasi prishi ekuilibrat ekologjik të vetë liqenit. Dy janë arsyet që kërkohet si domosdoshmëri që, ujërat e dy lumenjve të derdhen në liqen sipas nevojave. Së pari vetë origjina tektonike e liqenit ku herë pas here shpërthen gazi sulfuror dhe shkakton katastrofa ekologjike dhe së dyti gjatë stinës së ngrohtë të vitit, që shoqërohet me temperatura të larta të cilat zgjasin në kohë në liqen, si pasojë e avullimit të tepërt rritet kripshmëria e ujit gjë që dëmton faunën dhe sidomos midhjen.

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...