“Kadareja një vargmal/ Një vargmal me shumë maja”

- Advertisement -

Kadareja një vargmal/ Një vargmal me shumë maja” Poeti sarandiot, Zaho Vasili, pena e të cilit qëmton bukur vargje për njeriun e mirë dhe me majft vlera, kësaj here diku tjetër qëndroi. Përmes një poezie enkas për këtë ditë poeti Zaho uron shkrimtarin e madh për 86 vjetorin e lindjes. Ai e quan shkrimtarin “… Vargmal me shumë maja” DATELINDJA E KADARESÉ Korabi me majë mbi re me kumbim oshtiu Mali i Gjere, vëlla ku je Datelindjen ka gjeniu. Mali i Gjere u ngrit në kembë Sikur u bë më i lartë Pa jep një urim të rëndë Që te dy t”ia japim bashkë. Pa të pyesim dhe Tomorrin Ku rrinë Perënditë e zemrës Do ta mbajmë te kraharori Atë, Perëndinë e penës. Te tre bashkë si në kengë Ison po e bëjnë të tjerët Fustanellat nëpër mëngë Dhe njëqind, shkrepën ylberët! Kërculla nën mal të Gjerë Sapo këngën e dëgjoi Dhe njëqind themi të tërë Birin tonë kur e urojmë. E dëgjoi kështjellë e lashtë Kështjellë, si mua të mbetet Dhe me malet u bë bashkë Biri ynë mali mbi detet. Gjirokastra si shqiponjë E gatitur që më parë Janarin në çdo shkronjë Tè gjithë e bëri behar. Çdo shtëpi ngritur prej guri Do ta ngrenë gotën sot Dhe ti thonë atij burri Rro o bir se ti je Zot. Shtepi e tij te sokaku I hapi të dy kanatet Të hyjë foshnja edhe plaku Si gjerdanë të gjithë sokaqet. Dhe kalldrëmet si në valle Çdo t”i thonë Kadaresë Në ditëlindjen kaq të madhe Kur do vish o bir, të pres…! Çdo gur e ka një urim Shkelëm o bir dhe një herë Une për ti do ta hap gjinë Rro dhe shqipes shtoi vlerë. Kadareja një vargmal Nje vargmal me shumë maja Pranë me Zotin, ballë për ballë Unë nga Zoti s’do ta ndaja… Zaho Vasili

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...