Enea Lapa, djali nga Saranda që ka gjetur veten në sport në Amerikë

- Advertisement -

Enea Lapa, djali nga Saranda që prej disa vitesh jeton në Amerikë, ndërsa e ka gjetur veten mirë në këtë vend, mirë e ka gjetur veten edhe në fushën sportive dhe vecanërisht në sportin e Xcell Jiu Jitsu. Kjo do të thotë që djaloshi nga Saranda Enea Lapa nuk u hutua në jetën amerikane por pati objektiva për të ecur më tej e që ato njohuri teorike e praktike që do të marrë në Amerike t’i sjellë në një të ardhme të afërt edhe në vendin tonë duke ingranuar të rinjtë tanë në fushën e sportit Xcell Jiu Jitsu. Distanca nuk na ka penguar për të realizuar me Enean një intervistë të shkurtër, i cili nuk nguroi të na përgjigjej.

1.
Përshëndetje edhe pse në distancë Enea. Tanimë ju jeni përkushtuar në sportin tuaj atje në Amerikë, cilat janë objektivat e tua për vitin 2022, ku stërviteni, i njejti trainer është për ju?

-Unë stërvitem tek akademia Xcell Jiu Jitsu në qytetin e Boynton Beach të Floridas nga trainieri Jorge Santiago (i njejti që prej fillimit), tek brezi lejla. Këtë vit synimet janë Botërori, PanAmericani dhe gjithashtu mësimdhënia në akademinë ku stërvitem. Kam filluar të jap mësim në klasa me fëmijët por shpresoj që pas graduimit me brezat më të larta të nis të jap mësim në klasa edhe për të rritur.
2.
Keni ndërmend të vini në Sarandë?

-Për momentin nuk kam një plan për të ardhur në Sarandë, pasi jam shumë i zënë me stërvitje dhe kampionate.

3.
A do do të dëshironit të trajnonit në të ardhmen ndonjë ekip me të rinj shqiptarë në sportin tuaj?

-Patjetër që do ta kisha dëshirë të trainoja një ekip në Shqipëri por ky sport është akoma i ri dhe jo mirë i përjapur tek rinia shqiptare, unë gjithashtu jam akoma në hapat e fuqizimit të emrit tim në këtë sport, kështu që koha do ta tregojë kur do ta bëj realizohet.
Faleminderit,

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...