Ina Zhupa:” I kanë kthyer mësuesat në patronazhista, flasin sikur erdhën sot në pushtet”

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi kanë bërë prezantimin e projektbuxhetit  të investimeve që do të bëhen për arsimin në 2022.

Pas këtij prezantimi ka reaguar dhe deputetja e Sarandës, Ina Zhupa duke shkruar se mësuesat janë kthyer në patronazhista, dhe këto premtime lidhur me rritjen e rrogës thjesht riciklohen nga viti në vit.

“Flasin për arsimin sikur kanë ardhur sot në pushtet ndërkohë në 8 vjet vetëm e kanë shkatërruar atë! Rama është kryeministri me aktet me antikombëtare përsa i përket arsimit.

Kanë kthyer mësuesit në patronazhistë dhe shkollat në shkolla partie ku drejtojnë militantë dhe jo profesionistë.

Nuk kanë mbajtur asnjë premtim, as për tekstet shkollore që janë objekt talljesh në rrjetet sociale. As për trasportin e nxënësve dhe mësuesve që janë objekt i peticioneve dhe ndonjëherë edhe shkak për mos shkollimin e fëmijëve shqiptare. Dhe as për trajtimin psiko-social, as për sigurinë në shkolla që ngjarjet tragjike edhe të fundit e konfirmojnë fare mirë!

Premtimin e rritjes së pagës e ricikluan edhe sot nga goja e kryeministrit. Kur paga është qesharake! Kanë premtuar cdo fillim mandati që do e rrisin me 40% si fjalimi i ish ministres Nikolla ne 12 shtator 2017 dhe e kanë rritur realisht vetëm 10 mijë lek te vjetra në 8 vjet.

Asgjë nuk kanë bërë dhe nuk kanë ndermend të bëjnë për arsimin! Gjithë synimet e shfaqura në buxhetin 2022 janë asgjë më shumë se një operacion copy-paste i premtimeve të pambajtura këtyre 8 viteve të shkuara!” shkruan deputetja Ina Zhupa.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...