Do ngrihet Regjistri Kombëtar për fondin pyjor, të dhënat për kadastrën që nga ‘85

- Advertisement -

Qeveria parashikon të ngrejë Regjistrin Kombëtar të Fondit Pyjor (RKFP) me të dhënat për sipërfaqet e pyjeve dhe kullotave në vend dhe pronësinë apo përdorimin e ngastrave.

Në regjistrin kombëtar do të inventarizohen të gjitha të dhënat mbi gjendjen e pyjeve dhe kullotave në vend. Inventari i pyjeve do të fokusohet që nga pronësia, përdorimi apo administrimi i tyre deri te lloji i fondit pyjore, lartësia dhe nënndarja në ngastra. Në projektvendimin e Ministrisë të Turizmit dhe Mjedisit i publikuar në konsultimet publike përcaktohet se baza e informacionit fillestar në RKFP, që shërben si vit bazë reference do të jetë ai i vitit 1985.

Baza e të dhënave për regjistrimin e pyjeve dhe kullotave në Regjistrin Kombëtar do të ngrihen mbi njësinë e inventarizimit (lartësinë, diametrin dhe llojin e pyllit). Njësia më e vogël hartografike do të nëngastra e pyllit apo kullotës. Të dhënat që kanë të bëjnë me diametrin, lartësinë apo llojin e pyllit do të përditësohen sipas një plani të gjatë mbarështrimi. Për ndryshimet që ndodhin në fondin pyjor dhe të kullotave në vend për shkak të ndryshimeve të pronësisë, administrimit apo përdorimit do të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për gjatë gjithë vitit.

Të dhënat do të përditësohen nga struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki dhe “Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura”, nëpërmjet sistemit gjeografik të informacionit, duke krijuar bazën e të dhënave siç përcaktohet në këtë vendim. Bashkitë do të kenë të drejtë të propozojnë ndryshime, përditësim të informacionit dhe të prodhojnë raporte nga RKFP, vetëm në kufirin apo nën juridiksionin administrativ-territorial të bashkisë të tyre.

Lidhur me të dhënat për zonat e mbrojtura, përdoruesi i Agjencisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura do të propozojë ndryshime, përditësim të informacionit dhe prodhon raporte nga RKFP, vetëm për zonat e mbrojtura nën juridiksionin administrativ-territorial të asaj Agjencie.

Propozimi i ndryshimit/përditësimit të informacionit në RKFP, është i vlefshëm vetëm kur ai pranohet nga Administratori( është përdoruesi i programit në nivel qendror në Agjenci). Ndryshimi, përditësimi i të dhënave dhe pranimi i tyre nga Administratori, bëhet mbi bazën e dokumentacionit ligjor dhe teknik të cilat i vihen në dispozicion nga përdoruesi.

Projektvendimi citon se një raport i detajuar për gjendjen e fondit pyjor dhe kullosor, i vihet në dispozicion ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, jo më vonë se data 30 Mars e çdo viti. Raporti përmban, të gjitha ndryshimet e evidentuara mbi fondin kombëtar pyjor dhe kullosor gjatë vitit pararendës.

Në grupin e parë të treguesve kadastralë janë të dhënat identifikuese si: qarku; bashkia; ngastra; nënngastra; përdorimi i territorit, i klasifikuar sipas këtyre kategorive: pyll, kullotë, livadh, djerrë, tokë me bimësi pyjore, sipërfaqe inproduktive: pronësia; administrimi. Grupi i dytë i treguesve kadastralë është përshkrimi i gjendjes së grumbullit pyjor si: formacion bimor drurë, shkurre; faza e zhvillimit etj.

/Monitor/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...