Greqi/ Artistja shqiptare qëllon me armë bashkëjetuesin në sy të vajzës

- Advertisement -

Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë para pak çastesh ku një shqiptare ka qëlluar disa herë me armë bashkëjetuesin e saj, okulistin e njohur grek George Neos në sy të vajzës së mitur. Sipas mediave greke, Klodiana Çela dhe mjeku kishin marrëdhënie jashtëmartesore, fryt i së cilës ishte edhe vajza 13-vjeçe, që e ka rritur burri me bashkëshorten e tij, pasi fitoi gjyqin për kujdestarinë. Artistja shqiptare e cila ishte violonçeliste dhe mjeku okulist kishin shpeshherë konflikte dhe debate për vajzën 13-vjeçare, pasi shqiptarja nuk ishte dakord që kujdestaria t’i takonte mjekut grek. Klodiana ishte ndaluar nga mjeku për të parë vajzën dhe në janar 2016 humbi çdo kontakt me të. Në një intervistë për gazetën Espresso në atë kohë, ajo tha :

“Ata krijuan një lojë të tërë, madje paguanin avokatët që kisha marrë për t’i vendosur kundër meje dhe sot e kësaj dite më kërcënojnë ose nëpërmjet të tretëve ose vetë. Jeta ime është ndalur që kur më kanë marrë fëmijën.”

Ajo në këtë intervistë shpjegoi se vajza e vogël ishte fryt i lidhjes jashtëmartesore me mjekun, i cili ishte dhe është ende i martuar. Vajza ka lindur në vitin 2009 dhe është rritur me shqiptaren në shtatë vitet e para të jetës së saj. Sipas Klodianës mjeku nuk pranoi ta njihte si vajzën e tij, pasi dyshonte në atësinë e saj, megjithatë testi i ADN-së konfirmoi se ishte babai i saj biologjik. Që atëherë ai filloi të takohej me vajzën e mitur, ndërsa në fillim të vitit 2016 arriti të merrte kujdestarinë e fëmijës.Ajo kishte ngritur disa padi kundër babait të fëmijës së saj:

“Më ka shpifur në çdo mënyrë dhe me çdo mjet duke më çmendur. Pesë muaj pasi e morën, fëmija u shtrua në spital në gjendje kome, por nuk më lanë ta shihja as atje. Fëmija aktualisht jeton me dy 70-vjeçarë në vend që të jetojë me nënën e tij. Jam tharë pa fëmijën tim.”

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...