Greqia ashpërson dënimin/ Burgim të përjetshëm për përdhunuesit e të miturve

- Advertisement -

Ministria e Drejtësisë në Greqi pritet të bëjë ndryshime drastike në Kodin Penal, për sa i përket rasteve të përdhunimeve të miturve, vrasjeve të grave,  dhunës në punë dhe  shpërndarjes së lajmeve të rreme.

Burgim të përjetshëm për përdhunimin e të miturve

Shfrytëzimi i të miturve, incesti etj konsiderohen krime dhe dënimi i parashikuar nga ligji do të jetë me burgim, ndërsa për herë të parë rastet e përdhunimeve ndaj të miturve do të dënohen me burgim të përjetshëm.

Gjithashtu, pritet të vendosen kritere të reja objektive për përllogaritjen e masës minimale të dënimit.

Burgimi i përjetshëm do të aplikohet dhe për personat që akuzohen për vrasje, grabitje vdekjeprurëse dhe përdhunim vdekjeprurës.

Për ata që vuajnë dënimin me burgim të përjetshëm për veprat e mësipërme, koha aktuale e qendrimit brenda burgut rritet nga 16 vjet në 18 vjet.

Çfarë pritet të ndryshojë për vrasjet

Qëllimi i Ministrisë së Drejtësisë është ndëshkimi i vrasjeve me dënime më të rënda. Në sistemin e drejtësisë penale ky ashpërsim është burgimi i përjetshëm.

Afati i fillimit të parashkrimit për krimet kundër lirisë personale, lirisë seksuale dhe shfrytëzimit ekonomik të jetës seksuale ndryshon kur ato kryhen ndaj të miturve.

Incesti konsiderohet krim dhe vepra e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur (joshja) do të dënohet si krim në të gjitha format e tij.

Nga 3 deri në 5 vjet burg për krimin e vjedhjes

Lidhur me  krimin e vjedhjes, i cili  aktualisht dënohet me 3 vjet burg, tashmë do të dënohet deri në 5 vjet burg.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...