Greqi/ Alarm për bombë, mbyllen të gjitha stacionet e metrosë

- Advertisement -

 

Që nga orët e para të pasdites së së martës pasagjerët e metrosë janë përballur me shqetësime dhe vonesa në linja. Shkak kanë qenë telefonatat e të panjohurve, të cilët kanë informuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese në stacionet në Syntagma dhe Monastiraki , të cilat do të shpërthenin njëra pas tjetrës, pak pas orës 3:30 dhe 4:15. Me urdhër të Policisë Greke janë evakuuar dhe mbyllur të gjitha stacionet e Linjave 2 dhe 3 të Metrosë, si dhe Qendra e Kontrollit të Operacionit, e cila ndodhet në Sintagmë. Trenat qëndruan të palëvizshëm në stacione pa pasagjerë. Pak para orës 17:30 është rikthyer qarkullimi në Linjën 1 të Metrosë (Elektrike), i cili u krye përkohësisht në seksionet Pire – Thiseio dhe Omonia –  Kifisi .

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...