Kënduan “Leshverdho” para Enver Hoxhës

- Advertisement -

Ishte koha kur sazet popullore të Delvinës të mbështetura në traditën e hershme të tyre dhe të drejtuara nga mjeshtri, muzikanti i shquar, Myrteza Leka, po përjetonin momente të suksesit të tyre jo vetëm në Delvinë, por edhe më gjerë. Bëhet fjalë për vitet ‘70-‘80 të shekullit të kaluar. Në gjirin e sazeve u afruan këngëtarë amatorë, por me shumë përvojë dhe dëshirë për të kënduar, si Sefer Hazbi dhe Aziz Muço, që shumë shpejt do të ishin këngëtarë të njohur të sazeve të Delvinës. Seferi me profesion ishte furxhi, kurse Azizi ishte llamarinist. Të dy u aktivizuan në koncertet e ndërmarrjeve ku shumë shpejt do të prezantoheshin para publikut si këngëtarë tepër të dashur të sazeve të qytetit. Të dy ishin këngëtarë shumë simpatik. Ajo që e bënte tërheqës Seferin ishte paraqitja skenike, një këngëtar tepër simpatik, me mustaqe “spic”, që i thoshin atëherë, me një buzëqeshje të ëmbël me gjestikulacione të admirueshme dhe me një zë melodioz. Në vitrinën e dyqanit të fotografit delvinjot, Spiro Kalanderi ishte një foto shumë e bukur e tij ku shkruhej: “Ti dhe Raçkapuri jeni dy, të tretë nuk ka. (Raçkapuri ishte aktori shumë i dashur për delvinjotët që kishin parë filmin indian “Zotnia 420”. Kjo paraqitje e tij skenike i jepte shumë avantazhe kur dilte në skenë dhe interpretonte sazet e bukura delvinjote. Po kështu dhe Azizi, me mustaqe spic, me një fytyrë të qëruar, me një buzëqeshje fantastike, shkëlqente në skenë përpara publikut artdashës delvinjot dhe më gjerë. Kënga që i bëri të njohur në të gjithë Shqipërinë ishte kënga “ Leshverdho ”. Kur dilnin në skenë Seferi dhe Azizi, çdo gjë do të transformohej, pasi ata i jepnin dritë skenës, i jepnin buzëqeshje spektatorit dhe këngës i jepnin bukuri. Azizi i’a kthente këngës që këndonte me Seferin, por zërat harmonizoheshin dhe interpretonin kaq bukur të dy sa që korrnin duartrokitje të vazhdueshme të spektatorit. Këngën ata e rrisnin 30-40% më lart se ç’ishte duke i dhënë tjetër vlerë asaj .Kënga e preferuar dhe e suksesshme e tyre “ Leshverdho”, ishte aq e pëlqyer sa u vendos dhe në repertorin e koncertit qeveritar që u bë në Sarandë më 28 mars 1978, përpara Enver Hoxhës. Ky shkrim është një homazh për kontributin e vyer të sazeve popullore të Delvinës, të këngëtarve të paharruar, Sefer Hazbi dhe Aziz Muço.

Nga Vladimir Kodhelaj

 

 

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...