Greqi/ 46-vjeçari shqiptar sulmon me gurë dhe shkopinj vjehrrin e tij

- Advertisement -

Autoritetet greke kanë arrestuar një 46-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet se ka kërcënuar dhe ka tentuar të rrahë me shkopinj vjehrrin e tij. Mediat vendase raportojnë gjithashtu se më pas shqiptari e ka qëlluar me gurë dhe e ka lënë të plagosur. Fqinjët ishin dëshmitarë të të gjithë skenës dhe ishin ata që njoftuan policinë.

Mësohet se i arrestuari ishte me precedentë të mëparshëm penalë, por ai i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Edhe më parë ai ishte arrestuar disa herë për dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit, madje e ka kërcënuar edhe me thikë. Mësohet se shqiptari vuan nga probleme të shëndetit mendor pasi ka qenë i shtruar në spital nga ku është arratisur të paktën dy herë. Gjithashtu ai njihet edhe si përdorues droge.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...