Profesioni i mësueses ka qenë tërë jetën krenari dhe pasion për Marta Zhupa (Xhani), aq sa edhe sot edhe pse në pension shprehet se nëse do të mundej të kthehej pas në kohë këtë profesion do ta zgjidhte e rizgjidhte përsëri. Kjo sepse dashurinë për profesionin e mësuesit, ajo, vajza sarandiote e kishte të ngjizur. E deshi e përqafoi me pasion ashtu sic deshi nxënësit e saj ndër vite duke u folur me pasion për gjuhën e letërsinë shqipe. E dashur dhe e respektuar ka qenë edhe me kolektivin mësimor në të gjitha ato shkolla ku mësuese Marta ushtroi profesionin e vet. Edhe sot në pension ajo të pret buzëqeshur dhe nuk heziton të të flasë me respekt për profesionin e saj si mësuese, e njëherazi edhe për nxënësit që mësoi e edukoi ndër vite.
Në një botë të hapur që ndryshon me shpejtësi është cilësia kryesore profesionale që një mësues duhet t’u demonstrojë vazhdimisht nxënësve të tij është aftësia për t’i mësuar sa më denjësisht ata, që të të duan e respektojnë edhe atëherë kur kryet t’i kanë mbuluar thinjat. Kjo është dhe do të mbetet në sytë dhe zemrat e ish brezave të tërë nxënësish mësuesja me finesë komunikimi Marta Zhupa (Xhani), një finesë që e përcjell bukur edhe në intervistën realizuar për Sarandalife.
/sarandalife.al/