Fshati i bukur mesjetar i Italisë që duket si… i rremë!

- Advertisement -

Italia ka fshatra të mrekullueshëm, vendbanime mesjetare me elemente unike arkitekturore dhe ndërtesa tradicionale që i bëjnë përshtypje çdo vizitori.

Shembull tipik është fshati Dolceacqua i cili duket si i rremë, sikur të jetë bërë për një film të epokës! Ndodhet në Ligurinë perëndimore dhe përveç të gjitha bukurive, ka urën e njohur mbi lumin Nervia dhe kështjellën Doria.

Rrugët me kalldrëm, shtëpitë tradicionale dhe kishat e ndërtuara me gurë, qoshet e përrallave dhe një atmosferë e së kaluarës përqafojnë Dolceacqua-n, i cili është një shembull i shkëlqyer mesjetar i vendit.

Banorët merren kryesisht me bujqësi, kryesisht me kultivimin e hardhisë, ndërsa verërat e saj janë të njohura brenda dhe jashtë kufijve. Bukuria e tij e fshehur mirë është kapur nga fotografët, duke e bërë fshatin të duket si një kartolinë! E për të kuptuar saktësisht atmosferën e saj mesjetare por edhe se me të vërtetë duket si skenë filmi, më poshtë kemi mbledhur foto për të “humbur” në bukurinë e tij!

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...