Gjendet një makinë e përfshirë nga flakët në Vlorë, dyshohet se…

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” të Vlorës, një makinë është gjetur e përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve makina ishte e parkuar para një banese dhe dyshohet se ky mund të ketë qenë një veprim i qëllimshëm i kryer nga persona të caktuar.

Ndërkohë në vendngjarje kanë arritur zjarrëfikësit dhe policia dhe po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz përveç dëmeve materiale.

Njoftimi i Plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 12.11.2021, rreth orës 08:10, në lagjen “Partizani”, Vlorë, në oborrin e banesës së shtetasit I. H., 30 vjeç, është djegur një automjet tip “Reno”, në pronësi të shtetases E. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...