Foto/ Porti turistik në Vlorë fillon zyrtarisht së shpejti, ja si do të duket

- Advertisement -

Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022, kryeministri Edi Rama konfirmoi edhe zhvillimin e turizmit të një niveli të ri në Vlorë. Në seancën e sotme parlamentare ai pohoi se së shpejti fillon puna për portin e ri turistik në qytetin e Vlorës.

Më herët gjatë këtij viti qeveria ka bërë të ditur planin madhor për modernizimin e bregdetit të Vlorës, duke zhvendosur nga zona e banuar portin e sotëm industrial dhe zëvendësimin e tij me një port të ri dedikuar turizmit. Vlera e përgjithshme e investimit do të jetë 2,8 miliardë lekë, e kryer brenda 3-4 viteve, kurse të ardhurat që do t’i sjellin ekonomisë së qytetit kur të fillojë funksionimi, do të jetë rreth 4,3 milionë euro në vit.

Në situatën aktuale Vlora dhe gjithë vendi ynë janë të vetmit në rajon pa infrastrukturën e duhur detare për të pritur turizëm vërtet elitar, duke bërë që ekonomia vendase ta ndiejë mungesën dhe të mjaftohet vetëm me turistët e kësaj kategorie që vijnë në rrugë tokësore. Ndërsa porti i ri turistik ose Marina Vlorë sic do të njihet, do të ketë kapacitet për rreth 500 mjete lundruese të tipit jahte, megajahte apo anije turistike. Për më tepër, Marina Vlorë do të ofrojë edhe shërbimet mbështetëse për këtë lloj flote, p.sh. furnizimin me karburant, energji dhe ujë. Po të marrim parasysh edhe këto, vlera totale për komunitetin do të kalojë 20 milionë euro ne vit.

Kreu i qeverisë ka bërë të ditur edhe planin konkret për të ndërtuar nga e para portin e peshkimit, portin e mallrave dhe pikën e mbërritjes së pasagjerëve në zonën e Triportit. Pritshmëritë janë që Vlora të plotësojë kushtet për t’u bërë pjesë e natyrshme e intinerareve turistike elitare të botës.

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...