FOTO/ Kjo është familja shqiptare që u aksidentua në Greqi, humbi jetën kryefamiljari, nëna dhe vajza, djali 17 vjeçar ndodhet në spital

- Advertisement -

Ditën e djeshme një ngjarje tragjike ka ndodhur në zonën e Lamias, në Greqi, teksa një familje shqiptare pothuajse është shuar në një aksident të rëndë të ndodhur. Makina tip “BMW” me të cilën ata po udhëtonin, është përplasur me një trailer që transportonte naftë dhe është shkatërruar e gjitha.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka ndërruar jetë babai, nëna dhe vajza e tyre 22 vjeçe. I vetmi i mbijetuar është djali i familjes, një 17 vjeçar që po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Lamias. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat greke publikojnë pamjet e aksidentit që janë vërtet të rënda, ndërsa ka dalë dhe foto e familjes që u aksidentua. Emrat e tyre nuk bëhen ende të ditur. Kryetari i fshatit të Koromilia, Dimitris Giataganas, ka thënë se asfalti në këtë zonë është i vjetër dhe me reshjet e para, ai bëhet i rrezikshëm.

“… për dekada nuk ka pasur asnjë aksident trafiku në këtë rrugë dhe brenda 1.5-2 vitesh kemi numëruar të paktën tetë prej të cilëve dy me vdekje. Ne që e përdorim çdo ditë, sidomos në ditë të tilla (me shi) bëjmë kryqin që të mos na vijë ndonjë kamion ose të rrëshqasim nga rruga…”, ka thënë ai.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...