Tjetërsimi i pronës në bregdetin e Jalës, reagon shoqëria “Jala Investment” Sh.p.k: Si qëndron e vërteta

- Advertisement -

Pas zbulimit të bërë dje publike nga “BallkanWeb” të një skeme tjetërsimi të pronave në bregdetin e Jalës, ku një shtëpi prej 98 metrash katrore dhe trualli i oborrit të saj që zotërohej ligjërisht nga zoti Lorenc Koljaka i kanë kaluar në pronësi personave të tjerë, vjen një reagim nga shoqëria “Jala Investment” Sh.p.k.

Kjo e fundit përmes një deklarate drejtuar ‘BalkanWeb’ ka mohuar kategorikisht lajmin, duke e cilësuar të pavërtetë. Përmes reagimit, “Jala Investment” shpk sqaron se shoqëria është pronare e ligjshme e 3 pasurive në fshatin Jalë, Bashkia Himarë dhe po zhvillon një projekt turistik të parin Hotel të standardit me 5 yje në këtë zonë.

Mes të tjerash kjo shoqëri thekson se nuk ka nënshkruar asnjë kontratë sipërmarrjeje me personat e cituar në artikull.

REAGIMI I SHOQËRISË
Shoqëria “Jala Investment” shpk i konsideron të pavërteta dhe shpifje pretendimet e artikullit të mësipërm dhe shpreh keqardhje për publikimin e një informacioni të tillë.

Shoqëria “Jala investment” është pronare e ligjshme  e 3 pasurive në fshatin Jalë, Bashkia Himarë dhe po zhvillon një projekt turistik të parin Hotel të standardit me 5 yje në këtë zonë. Pretendimi i artikullit se shoqëria “Jala Investment” ka nënshkruar kontratë sipërmarrjeje me personat e cituar në artikull është plotësisht i pavërtetë.

Shoqëria “Jala investment” ka përfituar 3 pronat objekt zhvillimi më sipër (Pasuritë sipas vërtetimeve hipotekore me numër serial Nr.157, 158 dhe 159 të regjistruara në ASHK Vlorë, ZK. 3844 Jalë, Vuno) si kontribut në kapital nga një nga investitorët, shoqëria AIG sh.p.k . Kjo shoqëri i ka blerë këto prona nga pronarët e ligjshëm duke paguar çmimin e shitblerjes sipas tregut dhe taksat përkatëse.  Pronat janë blerë në vitin 2020 nga shoqëria AIG (ortak i shoqërisë Jala Investment) sipas vërtetimeve të pronësisë të lëshuara nga ASHK Vlorë, të lira dhe pa asnjë lloj barre hipotekore mbi to. Prej më shumë se 1 viti prona është zotëruar ligjërisht dhe fizikisht dhe nuk ka patur asnjë lloj pretendimi pronësie nga askush dhe jo më nga pretenduesit e pronës në këtë artikull.

Shoqëria “Jala Investment” zotërohet nga shoqëria ANDI Shpk dhe AIG shpk. Shoqëria Andi.shpk është shoqëri ndërtuese e mirënjohur, e themeluar që në vitin 1993 në Vlorë dhe me aktivitet të gjerë ndërtues në të gjithë Qarkun e Vlorës dhe jo vetëm. Lidhja që bëhet në artikull mes aktivitetit të kësaj shoqërie dhe personave të tjerë publikë është abuzive dhe synon thjesht mediatizimin e qëllimshëm të çështjes duke dëmtuar interesat e kompanisë sonë.

Duke besuar se artikulli spekulativ ka ardhur për shkak të keqinformimit dhe mungesës së të dhënave, shoqëria “Jala Investment” kërkon përgënjeshtrimin e shkrimit. Në të kundërt, jemi të detyruar të ndërmarrim rrugën ligjore civile për mbrojtjen e imazhit të kompanisë dhe zhdëmtim për dëmin e shkaktuar.”, përfundom reagimin “Jala Investment”.

/News24/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...