Delvinë/Arrestohet 47 vjeçari për veprimin “jopatriot”

- Advertisement -

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht shtetasin T.Xh.,47 vjeç, banues Delvinë, sepse  poshtë banesës se tij kishte hedhur mbetje të riciklushme, jashtë vendgrumbullimit të mbetjeve, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

Ndërkohë që fushata e pastrimit e nisur nga kryeministri Edi Rama në Planin Kombëtar të Pastrimit ka vetëm 1 muaj që ka filluar.

” PATRIOT është ai që nuk e turpëron vendin e tij në sytë e udhëtarëve, duke hedhur plehrat rrugëve, po merakoset e kujdeset që Shqipëria të jetë e pastër dhe e rregullt në çdo cep, për të mikpritur miq si në çdo shtëpi shqiptare…”, shprehet Rama.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin e krimeve mjedisore, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, janë duke ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërtimeve pa leje, ndotjes së mjedisit, gërryerjes së lumenjve dhe shkatërrimit të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit.
/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...