Bashkia Sarandë pjesë e nismës së regjistrimit të adresave

- Advertisement -

 

Bashkia Sarandë bën thirrje për të regjistruar adresën e banimit në E-Albania ose në zyrën e Gjendjes Civile pranë bashkisë.

“Regjistroni adresën e banimit në #eAlbania ose në zyrën e Gjendjes Civile pranë bashkisë. #Adresaime – Çelësi për të gjitha shërbimet publike!”,  informon Bashkia Sarandë.

Bledi Çuçi njoftoi ditën e djeshme nisjen e një fushate ndërgjegjësimi për qytetarët që të regjistrojnë dhe saktësojnë adresën e banimit.

Ky është gjithashtu një detyrim ligjor dhe kusht që të mos vetëpërjashtoheni nga aksesi në shumë shërbime publike. Kudo ndodheni e në çdo kohë mund të aplikoni online nëpërmjet portalit #eAlbania ose duke shkuar vetë në zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë ku banoni.

Bashkitë kanë një rol të rëndësishëm në këtë proces të domosdoshëm, finalizimi i të cilit sjell përfitime për të gjithë.

“Regjistri Kombëtar i Adresave idealisht do të jetë burimi i vetëm i saktë dhe i përditësuar për të ditur më në fund se kush banon ku. Ky regjistër duhet të jetë referenca e vetme për t’u orientuar kudo në Shqipëri, për t’i dhënë fund njëherë e mirë adresave të çuditshme që sa herë i dëgjojmë duket sikur janë aty pikërisht për të na treguar zhvillimin kaotik të pas viteve ’90. #ADRESAIME 📍– Çelësi për të gjitha shërbimet publike✅”, shprehet Çuçi.

/sarandalife.al/

 

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...