Bashkia Sarandë paralajmëron gjob ose burg për këdo që…

- Advertisement -

 

Shkatërrimi i koshave të mbeturinave në shëtitore, hedhja e stolave në ujë te Plazhi i Ri dhe prishja e koshave të vegjël në rrugët e qytetit ka bërë që kryetari i bashkisë, Adrian Gurma të reagojë i revoltuar ndaj këtyre akteve vandale ndaj pronës publike. Pak më herët kryebashkiaku Gurma ka apeluar që të gjithë qytetarët e Sarandës të mbrojnë pronën publike, madje ai bëri me dije se njëri prej autorëve të këtij krimi është vënë në prangat e Policisë Sarandë dhe pritet të marri dënimin përkatës për veprën e kryer.
Gjithashtu Bashkia Sarandë ka sjellë në vëmendje pasojat ligjore sipas Kodit Penal për shkatërrimin e pronës publike.

“Duke marrë shkas, nga aktet e dhunshme ndaj pronës publike ndodhur në qytet, sjellim në vëmendje të qytetarëve, pasojat ligjore, që rrjedhin nga veprime të tilla, sipas Kodit Penal të RSH.”, paralajmëron Bashkia Sarandë.

/sarandalife.al/

 

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...