Hyrja e qytetit ndrrin nga pastërtia, vijon aksioni i pastrimit të territorit

- Advertisement -

Ditën e sotme aksioni i pastrimit të territorit ka vazhduar në rrugën hyrëse të Sarandës. Për më shumë se 5 orë skuadra e punëtorëve të pastrimit është fokusuar në segmentin hyrës nga Ura e Gajdarit deri në Metoq. Shpërndarja e skuadrës së punëtorëve në tërë këtë hapësirë, ka bërë që mbetjet dhe inertet të pastrohen përfundimisht në hyrjen e Sarandës.

Përveç skuadrës së punëtorëve të pastrimit të cilët kanë grumbulluar bidona plastikë, kartona, kanaçe dhe mbetje të tjera, në dispozicion është vendosur dhe skrepi me makina të mëdha të cilat kanë bërë pastrimin e inerteve.

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma  ka ndarë në rrjetet sociale foto nga ky aksion duke e komentuar : “Vazhdojmë me pastrimin e territorit🌳🚜”.

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...