Basha: “Me zdërhallet e tij Sali Berisha është kthyer në tub oksigjeni për regjimin e Ramës”

- Advertisement -

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat në hyrje të selisë blu, në prag të takimit me kryesin e grupit parlamentar demokrat.

Ngjarja e fundit, me shpalljen e zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, Basha ka ngjallur shumë zëra kundër tij duke bërë që të pakënaqurit të bashkoheshin me foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kryedemokrati tha se kjo gjë duhet të ndalonte dhe theksoi se PD nuk mund të kthehej në një bunker për interesa personale të Sali Berishës dhe shtoi se ish-kryeministri ishte kthyer në një tub oskigjeni për kryeministrin aktual Edi Rama. Basha u shpreh i vendosur për “ta këputur” këtë tub oksigjeni që sipas tij i shërbente vetëm regjimit të Edi Ramës.

Kryetari i PD, Lulzim Basha:

Asgjë dhe askush nuk do e kthejë PD në bukner për interesa personale të Sali Berishës. PD është një parti që funksionon për të zgjidhur hallet e shqiptarëve. Halli më i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës.

Prej javësh me zdërhallet e tij, Sali Berisha është kthyer në tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Jam i vendosur ta këpus këtë tub oksigjeni për Ramën.”

/sarandalife.al/

Shperndaje artikullin

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

Reagojnë administratorët pas një proteste…(Video)

Nga Shpresa Dine Pas protestës së shitësve të mishit paraditen...

Shitësit e mishit në protestë për mosfunksionimin e thertores (Video)

Nga Shpresa Dine SARANDE/ Shitës të mishit në Sarandë janë...

Pak fjalë për të madhin Thoma Gjonin.(Video)

Nga Shpresa Dine Thomai ka qënë dhe mbetet një nga...

Me mjeshtrin e drurit, atje në Lefterohorin e largët, usta Bili, sot 92 vjeç(Video)

Nga Shpresa Dine Që 16 -vjeç ka njohur vështirësitë e...