DPSHTRR Sarandë, i gjithë personeli i vaksinuar 100%

- Advertisement -

DPSHTRR është ndër institucionet të cilat vaksinimin e punonjësve që iu shërbejnë qytetarëve e kanë primare dhe e pasqyrojnë dhe me anë të grafikëve informues dhe pasqyrues të situatës Covid aktualisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor në Tiranë ka 100% të punonjësve të saj të vaksinuar, pas saj vjen Drejtoria e Sarandës që gjithashtu 100% e punonjësve kanë kryer vaksinën.

“Entet publike, të parët që duhet të udhëheqin mes shembullit! Ne e bëjmë!

Që me fillimin e pandemisë DPSHTRR mori të gjitha masat e duhura për të respektuar protokollet ndaj Covid-19, si për punonjësit ashtu edhe për qytetarët që shërbejmë.

Janë ndjekur dhe monitoruar në mënyrë të përditshme respektimi i masave nga i gjithë ekipi dhe të gjitha rastet e raportuara të punonjësve pozitiv me Covid-19!

Kemi nisur vaksinimin e subjekteve të transportit rrugor, autoshkollave, transportit të pasagjerëve, krahas vaksinimit të vetë punonjësve, sapo u bë i mundur procesi i vaksinimit në Shqipëri!

DPSHTRR vijon intensivisht e pa rreshtur ndjekjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e COVID-19 me fokus kryesor shëndetin e personelit dhe të qytetarëve, si edhe vijimin e ofrimit të shërbimit në kushte sa më të sigurta, konform protokolleve, panoramë e ilustruar edhe nga infografikat që po publikojmë!

Falenderim i posaçëm për nuklin shëndetësor pranë DPSHTRR të drejtuar nga Xhuliana Haxhiu.”, bën me dije DPSHTRR  me anë të një postimi në Facebook.

/sarandalife.al/

Postimet e fundit

Më shumë si ky artikull
Të ngjashme

“Dita e Ashures” Baba Sadiku nga Teqeja e Sarandës uroi sot besimtarët bektashinj

Besimtarët bektashinj në mbarë botën festuan dje Ditën e...

Parkimet e gabuara problem shqetësues ne qytet

Masa ndëshkuese për shkelësit në parkimet e gabuara, që...