Një aksident i rëndë me pasojë humbje jete, ka ndodhur në orën 00.30 ( me orën ) greke, pas mesnate sot në Athinë, vdes 27-vjecari nga Saranda dhe shoqja e tij. Ngjarja ndodhi kur mjeti ka humbur kontrollin dhe u përmbys në vendin e quajtur Leoforo Katexaki në Zografou, Athine. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy të rinj, Pandeli Llambi Kajo 27-vjeç me origjinë nga Saranda por banues në Athinë dhe një vajzë 24-vjecare që udhëtonte me të. Mjeti po udhetonte nga Ilioupoli për në Athinë kur doli nga rruga. Në operacion për nxjerrjen e trupave morën pjesë 10 zjarrikës dhe 4 mjete. Djali 27 vjeçar ishte farmacist ne Athinë. Kishte shkuar në Ilioupoli të merrte vajzën për të dalë në Athinë dhe në kthim u aksidentua. Ai kishte nje farmaci prej 4 vitesh në Ampelokipous. Prinderit e tij Llambi dhe Garufo kanë emigruar para shumë vitesh në shtetin fqinj Greqi. Të tronditur nga kjo ngjarje komshijte vendosin lule tek farmacia.
AKSIDENTI TRAGJIK, HUMB JETËN 27-VJEÇARI NGA SARANDA DHE SHOQJA E TIJ
- Advertisement -
