- Advertisement -
Operacioni ne Janine mbreme ne darke. Ne aksin Konice-Janine, policia ka pikasur nje automjet qe vinte nga kufiri gjelber dhe i ka bere shenje per te ndaluar. Drejtuesi ka shtuar shpejtesine duke kryer manovra te rrezikshme. Policia vazhdoi ndjekjen dhe disa minuta me vone gjeti mjetin te braktisur nderkohe qe drejtuesi u fut ne nje zone pyjore dhe u largua duke perfituar edhe nga erresira. Gjate kontrollit ne mjet u gjeten dhe sekuestruan 10 pako me 36 kg 900 gram marijuane. U identifikua drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar i cili u shpall ne kerkim. Mjeti iu dorezua nje kompanie makinash me qera ne Athine, ku i dyshuari e kishte marre dhe nuk e kishte dorezuar ne diten e caktuar.

